E diel, 24 Nëntor, 2024

Vitaminat për zhvillimin e trurit të fëmijëve, ja çfarë duhet të dini

- Advertisement1-

Kur foshnjat lindin, sytë dhe truri i tyre nuk janë zhvilluar ende plotësisht.

Ndërsa sytë dhe truri vazhdojnë procesin e tyre të zhvillimit edhe pas lindjes, parashtrohet pyetja a ka vitamina të formuluara posaçërisht për zhvillimin e trurit të fëmijëve?

- Advertisement -

Po! DHA dhe Omega-3. Këto janë dy forma më të rëndësishme të lëndës ushqyese në këtë aspekt zhvillimor, shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.

Trupi ynë nuk prodhon DHA, prandaj quhet “esenciale”, ashtu si shoqëruesi tjetër, omega-3 EPA, një tjetër acid yndyror thelbësor i rëndësishëm.

Ata punojnë ‘dorë për dore’, megjithëse DHA është më e rëndësishme për trurin dhe gjendet në përqendrimin më të madh në sy.

Në muajin e parë, pjesët vizuale te bebet po zhvillohen me shpejtësi. Deri në muajin e dytë, ata mund të dallojnë shumë ngjyra, dhe në muajin e tretë ata kanë kontroll edhe më të mirë të vizionit të tyre, së bashku me aftësinë njohëse dhe kujtesën.

Në moshën gjashtë muajshe, bebet mund të përqendrohen në distanca, madje mund të dallojnë një objekt të afërt nga ai që është larg.

- Advertisement -rrrrrrr

Përgjatë këtyre muajve – në vite të hershme në jetën e një fëmije janë jetike këto komponente jo vetëm për zhvillimin vizual, por edhe për zhvillimin e vazhdueshëm të trurit.

Gjatë zhvillimit të trurit, miliarda qeliza të trurit të quajtura neurone prodhojnë sinjale elektrike dhe reaksione kimike që lejojnë qelizat të komunikojnë me njëra-tjetrën.

Rreth 50% e secilit neuron është i përbërë nga acidi yndyror thelbësor omega-3 DHA, i cili është një bazë kritike e trurit.

Yndyrna të shëndetshme = Sytë dhe Truri i shëndetshëm

Për më tepër, hulumtimet kanë treguar që DHA shoqërohet me një ulje të alergjive dhe mund të ndikojë pozitivisht në sistemin imunitar.

Kur një bebe merr DHA të përshtatshme, kjo gjendje manifestohet me sjellje pozitive, vëmendjen dhe aftësi të të mësuarit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...