Vitaminat dhe mineralet që duhet t’i fusim në trupin tonë gjatë vjeshtës

- Advertisement -

Vjeshta është një periudhë e ndryshueshme e vitit kur imuniteti ynë është bindshëm më i dobët dhe kur kemi nevojë të forcojmë organizmin me vitamina.

- paragrafi 1 -

Ne ju sjellim një listë të vitaminave që janë të nevojshme për të furnizuar trupin tonë gjatë këtij sezoni, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

Magnezi

Magnezi është një mineral që ndihmon sistemin imunitar dhe shndërron ushqimin në energji. Rekomandohet të merrni magnez gjatë gjithë vitit, dhe jo vetëm gjatë muajve të dimrit.

Hekuri

- Advertisement -

Edhe pse mungesa e hekurit duhet të trajtohet gjatë gjithë vitit, është veçanërisht i rëndësishëm gjatë ditëve të ftohta. Nëse vëreni simptoma të anemisë, konsultohuni me mjekun tuaj. Nëse mendoni se nuk po merrni mjaftueshëm hekur nga dieta juaj e përditshme, filloni të konsumoni hekur në formën e shtojcave dietike.

Vitamnica C

Mban qelizat të shëndetshme, së bashku me lëkurën, enët e gjakut, kockat dhe kërcin. Ndihmon gjithashtu në shërimin e plagëve. Vitamina C mund të zvogëlojë ashpërsinë e ftohjes sepse forcon sistemin imunitar. Marrja e tepërt mund të jetë e dëmshme dhe të rriturit midis moshës 19 dhe 64 vjeç kanë nevojë për 40 miligram vitaminë C në ditë.

Vitamina D

Ne e marrim atë përmes dritës së diellit dhe në atë mënyrë ne duhet të marrim sasinë e kërkuar nga fundi i marsit deri në shtator. Mirëpo, nga tetori e tutje, trupit tonë i duhet pak ndihmë për të rimbushur sasinë e kërkuar, e cila është rreth 10 mikrogramë në ditë.