E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Vitamina A gjatë shtatzënisë, benefitet dhe rreziqet që mund të sjell në shëndetin e grave dhe të fetusit

- Advertisement1-

Shumë gra shtatzëna marrin suplemente para dhe gjatë shtatzënisë së tyre, të rekomanduara nga profesionistët shëndetësorë.


Në këtë grup bën pjesë edhe vitamina A, e cila është një lëndë ushqyese, e tretshme në yndyrë që ruhet në mëlçi dhe e rëndësishme për sytë, lëkurën dhe shëndetin riprodhues shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.

- Advertisement -

Gjatë shtatzënisë, vitamina A siguron rritjen e fetusit, duke zhvilluar kockat, sytë dhe organet.

Mes tjerash, luan rol të rëndësishëm edhe ne sistemin e frymëmarrjes, qarkullimit të gjakut dhe sistemin nervor qendror.

Por, bëni kujdes, pasi marrja e sasive të shumta të vitaminës A mund të shkaktojë defekte të lindjes dhe toksicitet të mëlçisë.

Shumë prej suplementeve përmbajnë sasi të vitaminës A në formën e beta-karotenit, e cila është një lloj provitaminë A.

Në anën tjetër, vitamina A është e pranishme në ushqime të tilla si mishi, drithërat, qumështi, si dhe provitamin A në fruta dhe perime.

Andaj, kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të merrni sasinë e rekomanduar ditore të vitaminës A në mënyrë që të zvogëlohen rreziqet e defekteve të lindjes, e veçanërisht në tremujorin e parë të shtatzënisë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...