E enjte, 12 Dhjetor, 2024

Vit trenjakësh, pas atyre në Tiranë, lindin 3 vogëlushe shkodrane

- Advertisement1-

Një familje e re në Shkodër është shtuar ditën e sotme me tre fëmijë.


Trenjakët, Elena, Soleil dhe Kristel gëzojnë shëndet të plotë.

- Advertisement -

Lajmin e publikon vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook.

Teksa falenderon mjekët që aksesuan lindjen e trefishtë, ministrja shkruan se familja ka përfituar edhe bonusin e bebes në shumën e 3.6 milion lekëve të reja.

Ogerta Manastirliu: Ditë e gëzueshme sot, me lindjen e trenjakëve edhe në maternitetin e Shkodrës.

Elena, Soleil dhe Kristel kanë lumturuar familjen Lekstakaj në Shkodër dhe gëzojnë shëndet, falë kujdesit të treguar nga stafi mjekësor, dr.Isuf Çela, dr.Amela Troshani, dr.Elsa Kraja, dr.Dhurata Kuçi dhe dr.Erisida Velija dhe stafi infermieror në maternitetin e Spitalit Rajonal Shkodër.

Familja e re nga Shkodra përfiton menjëherë edhe bonusin e bebes prej 360.000 lekë të reja.

Kujtojmë se dje lindën 3 bebe të shëndetshme edhe në Tiranë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...