Në përfundim të vitit 2025, portali AlbanianEducation.net ka përzgjedhur “Drejtorin e Vitit 2025” përmes një ankete të zhvilluar me lexuesit e saj, duke i dhënë zë komunitetit arsimor dhe publikut të gjerë në vlerësimin e figurës së mësuesit.
Anketa u realizua në faqen zyrtare të Facebook-ut të portalin AlbanianEducation.net, ku lexuesit u ftuan të shkruanin në komente emrin e mësuesit që, sipas tyre, meriton këtë vlerësim për kontributin, përkushtimin dhe ndikimin në arsim.
Pas numërimit të komenteve, redaksia e AlbanianEducation.net shpalli drejtorin e shkollës “Emin Duraku”, në Prishtinë, Visar Osmani si fitues të këtij vlerësimi për vitin 2025.

Në komentet e tyre, lexuesit e përshkruajnë atë si një mësues frymëzues, korrekt dhe gjithmonë të përkushtuar ndaj nxënësve.
Si shenjë mirënjohjeje për këtë vlerësim, AlbanianEducation.net do t’i ndajë drejtorit Visar Osmani një certifikatë, e cila simbolizon vlerësimin e komunitetit dhe respektin për kontributin e tij në fushën e arsimit.

Ky vlerësim synon të promovojë modelet pozitive në arsim dhe të evidentojë punën e palodhur të mësuesve, të cilët mbeten një nga shtyllat kryesore të shoqërisë.
Redaksia e AlbanianEducation.net uron drejtorin Visar Osmani për këtë mirënjohje të merituar dhe falënderon të gjithë lexuesit për pjesëmarrjen aktive në anketë. /AlbanianEducation.net/.