Drejtori i shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë, Visar Osmani, ka përmbyllur javën me një takim me Policinë e Kosovës.
Drejtori Osmani thotë se niveli i sigurisë në shkollën që drejton është në standardin më të lartë.
Postimi i tij:
E mbyllim javën me një ndjenjë sigurie dhe mirënjohjeje të veçantë 🙏
Falë përkushtimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës Stacioni Veri, niveli i sigurisë në shkollën tonë është në standardin më të lartë.
Faleminderit djemve të Policisë së Komunitetit për profesionalizmin, praninë dhe mbështetjen e vazhdueshme. Respekt maksimal! 👮♂️👏
