E hënë, 24 Shkurt, 2025

Visar Islami nga Këshilli i Prindërve: Ka ende prindër që nuk janë subvencionuar nga shteti për librat e vitit të kaluar

- Advertisement1-

Në Këshillin e Prindërve kanë shprehur pakënaqësi me vendimin e së martës të Ministrisë së Arsimit për subvencionimin e prindërve për blerjen e teksteve shkollore.

Sipas këtij këshilli, ka ende prindër që nuk janë subvencionuar nga shteti për tekstet shkollore të vitit të shkuar.

- Advertisement -

Visar Islami, nënkryetar i Këshillit të Prindërve, ka shprehur vërejtjen se kjo metodë, e cila është aplikuar për herë të parë më 2023, është joefikase pasi që ka thënë se ka ende prindër që nuk janë subvencionuar nga shteti për blerjen e librave në vitin e kaluar.

“E di që kjo do të paraqesë problem prapë, pasi vitin e kaluar kemi pasur kërkesa dhe ankesa dhe prindër që për shkak se është bërë subvencionimi me vonesë, plus asaj mungesa e teksteve e ka bërë të veten, është dashtë një kohë derisa të stabilizohet procesi mësimor. Kemi prindër që nga viti i kaluar kanë mbetur pa u subvencionuar”, ka thënë Islami.

Ai e ka shprehur zhgënjimin që MASHTI-i nuk ka bërë konsultime me Këshillin e Prindërve lidhur me vendimin.

“Ne si Këshill i Prindërve jemi këshilluar për një vendim të tillë, këtë vit Ministria e Arsimit nuk është konsultuar me Këshillin e Prindërve dhe kemi thënë edhe vitin e kaluar, edhe këtë vit që të mos bëhet subvencionimi, por të bëhet shpërndarja e teksteve”, ka thënë Islami.

Ai theksoi se shuma e ndarë për vitin e kaluar nuk ka qenë e mjaftueshme për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...