E enjte, 21 Nëntor, 2024

Virusi ‘Flurona’ tashmë pjesë e pandemisë: Çfarë është dhe si të mbrohemi

- Advertisement1-

Izraeli konfirmoi rastin e parë të një individi të infektuar me gripin sezonal dhe COVID-19 në të njëjtën kohë. Kjo gjë u raportua nga autoritetet sot. Ky kombinim është quajtur nga mediat “Fluron”.

Dy infeksionet u gjetën në një grua shtatzënë të pavaksinuar që kishte simptoma të lehta, tha Spitali Beilinson në Petah Tikva.

- Advertisement -

Disa raporte sugjeruan se ky ishte rasti i parë i tillë i dyfishtë në botë, por raportet e pacientëve me grip dhe COVID-19 u shfaqën në SHBA që në pranverën e vitit 2020.

Izraeli ka parë një rritje të rasteve të gripit në javët e fundit, me 2,000 njerëz të shtruar në spital mes frikës së një pandemie të dy sëmundjeve. Numri i madh i rasteve të gripit dhe rasteve të COVID-19 mund të pushtojnë spitalet.

Tashmë Omicron edhe pse thuhet se nuk është aq agresiv sa Delta po shqetëson për bashkimin e tij me gripin sezonal.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...