Muaji janar po shoqërohet me fluks të lartë fëmijësh që kërkojnë ndihmë mjekësore, si pasojë e virozave që qarkullojnë si edhe për shka të variantit Omicron të Covid-19.
Lidhur më këtë mjekja pediatre, Sonila Brati, këshillon prindërit të tregojnë kujdes me fëmijët, dhe mos t’i mbingarkojnë me ilaçe kundër temperaturës siç është paracetamoli.
Në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në ekranin e RTV Ora, mjekja pediatre thotë se ndarja e Omicron nga gripi është e vështirë, pasi në të dyja rastet simptomat janë pothuajse të njëjta.
Mjekja: “Antipiretiku nuk vepron për 10 minuta që të ulë temperaturën. Prindërit duhet të kenë kujdes, mos e mbingarkojnë me paracetamol tjetër fëmijën brenda një periudhe të shkurtër. Te disa paracetamoli vepron shpejt, ndërsa te të tjerë më ngadalë. Kompresat me uthull janë të rëndësishme për uljen e temperaturës. Simptomat janë të njëjta te fëmijët dhe të rriturit. Fillon me një temperaturë të lartë. Ka temperaturë që shkon 39 deri 40 ka dhe raste që shkon deri te 38 e gjysmë. Rrufë, dhimbje fyti,dhimbje koke, lodhje dhe kollë. Paracetamoli sugjerohet të jepet kur temperatura është nën 39, Ibuprofen jepet për temperaturë mbi 39. Janë të dy antipiretikë shumë të mirë.”
Ndër të tjera mjekja thotë se nuk simptomat e Omicron te fëmijët janë të lehta, duke u bërë thirrje prindërve të mos panikosen. Ajo thotë se varianti i ri kalon për një periudhë kohore relativisht të shkurtër, rreth një javë.