E premte, 26 Korrik, 2024

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

- Advertisement1-

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me çipsin Vita.

Ky është reagimi i plotë i kompanisë Persova:

- Advertisement -

𝐓ë 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐮𝐦𝐚𝐭𝐨𝐫 𝐭ë 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐮𝐤𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐕𝐈𝐏𝐀

Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e lajmit të publikuar në disa nga mediat dhe portalet vendore lidhur me produktin e VIPA chips të prodhuar nga kompania jonë, ju garantojmë se ne si kompani gjithmonë i kushtojmë rendësi sigurisë së ushqimit dhe prodhimit të produkteve të sigurta për konsumatorët vendor dhe ndërkombëtar në vendet ku ne jemi eksportues. Për të i’u informuar lidhur me kompaninë tonë PESTOVA SHPK dhe brendin tonë VIPA, duam të theksojmë se ne si kompani 𝐣𝐞𝐦𝐢 𝐭ë ç𝐞𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐢𝐩𝐚𝐬 𝐬𝐭𝐚𝐧𝐝𝐚𝐫𝐝𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐩ë𝐫 𝐜𝐢𝐥ë𝐬𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢 𝐭ë 𝐮𝐬𝐡𝐪𝐢𝐦𝐢𝐭. Ne aplikojmë sisteme të ndryshme të kontrollit të cilësisë, duke filluar nga çertifikimi me standardin e sigurisë në patate GLOBALGAP dhe standardet e cilësisë dhe sigurisë së ushqimit HACCP, ISO 22000 FSSC nga TUV NORD.

Kompania jonë ka arritur që të trefishoj eksportet viteve të fundit. Vetëm gjatë vitit 2023, kemi eksportuar mbi 570 maune me produkte e brendit VIPA në mbi 21 vende të ndryshme, prej tyre 17 në Bashkimin Evropian (Gjermani, Itali, Suedi, Belgjikë, Austri, Slloveni, Francë, Finanland, Bullgari, Kroaci, Zvicër etj.)

Për të siguruar cilësinë e produkteve tona, ne kemi bashkëpunim të vazhdueshëm edhe me ekspert vendor dhe ndërkombëtar, rrjedhimisht kemi një kontroll dhe testim të të vazhdueshëm të produkteve tona në laboratorë të akredituar. Këtë e bëjmë veçanërisht edhe për akrilamidën në baza të rregullta, ku nga mbi 100 mostrime të bëra këtë vit deri më tani vetëm për akrilamidën, 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐫𝐞𝐳𝐮𝐥𝐭𝐨𝐣𝐧ë 𝐬𝐞 𝐣𝐚𝐧ë 𝐧ë 𝐩ë𝐫𝐩𝐮𝐭𝐡𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐧𝐨𝐫𝐦𝐚𝐭 𝐞 𝐥𝐞𝐣𝐮𝐚𝐫𝐚. Si rezultat i kësaj, produktet tona vazhdojnë të jenë të sigurta dhe aktualisht vazhdojnë të jenë prezent në treg në të gjitha shtetet ku ne eksportojmë, përfshirë edhe Italinë. 𝐕𝐥𝐞𝐧 𝐭ë 𝐭𝐡𝐞𝐤𝐬𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐪ë 𝐠𝐣𝐚𝐭ë 𝐦𝐮𝐚𝐣𝐢𝐭 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑, 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐚 𝐣𝐨𝐧ë 𝐤𝐚 𝐞𝐤𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐧ë 𝐈𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐩𝐚 𝐚𝐬𝐧𝐣ë 𝐩𝐞𝐧𝐠𝐞𝐬ë.

Shëndeti dhe siguria e konsumatorëve tanë është prioritet në punën tonë, prandaj zotohemi dhe mbetemi të përkushtuar për prodhimin dhe ofrimin e produkteve të sigurta për të gjithë konsumatorët. Dhe falë juve, të nderuar konsumatorë, që keni besuar në produktet tona, ne sot vazhdojmë të shënojmë sukseset tona në tregjet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Ky është një tregues i kjartë i ngritjes së standardeve të sigurisë ushqimore për produktet vendore.

𝐕𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐧𝐢 𝐭ë 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐮𝐦𝐨𝐧𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐮𝐤𝐭𝐞𝐭 𝐕𝐈𝐏𝐀, 𝐬𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐧𝐞 𝐠𝐚𝐫𝐚𝐧𝐭𝐨𝐣𝐦ë 𝐩ë𝐫 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐧ë 𝐞 𝐭𝐲𝐫𝐞.

- Advertisement -rrrrrrr

Me respekt,

Zyra për informim.

PESTOVA SHPK – VIPA CHIPS

10.09.2023

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Blerond Maraj nga Peja ka nevojë për ndihmën tuaj

Blerond Maraj nga Peja ka nevojë për ndihmën e të gjithëve për trajtim jashtë...