Në shkollën fillore të mesme të ulët “Nexhmi Mustafa” në fshatin Besi të Prishtinës, u zhvillua një aktivitet i veçantë që solli gëzim dhe emocione pozitive tek nxënësit.
Kompania VIPA Chips surprizoi mbi 60 nxënës, të parafillores dhe klasave të para, duke iu dhuruar pako me produktet e saj – çipsa, me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, shkruan AlbanianEducation.net.
Në emër të shkollës “Nexhmi Mustafa”, drejtoresha Xhevrije Osmani, si dhe stafi arsimor shprehu falënderimet për kompaninë VIPA Chips, duke vlerësuar këtë gjest si një kontribut të çmuar në krijimin e një atmosfere pozitive dhe motivuese për nxënësit.







*Fotografimi dhe incizimi i videove të nxënësve është lejuar nga Drejtoria e shkollës, në pajtim me marrëveshjen e arritur me prindërit.

Kompania Pestova do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2026 të gëzojë nxënësit, duke u shpërndarë produkte VIPA Chips në bashkëpunim me gazetën online për arsim AlbanianEducation.net.
© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara