Kompania Pestova nga Vushtrria po vazhdon të gëzojë nxënësit në çdo cep të Republikës të shtetit, shkruan AlbanianEducation.net.
Për nder të festave të fundvitit, Pestova për herë të dytë ka sjell gëzim te nxënësit e shkollës “Osman Rama” në fshatin Çabër të Zubin Potokit, të cilëve si vitin e kaluar, edhe sivjet ju ka dërguar çipsin e tyre të preferuar VIPA CHIPS.
Drejtori i shkollës, Enver Hasani ka falënderuar kompaninë Pestova për dhuratat.






Ai ka thënë për AlbanianEducation.net se produktet e dhuruara nga kompania Pestova kanë rëndësi shumë të madhe për ta.
“Shumë faleminderit kompanisë Pestova që i gëzoi nxënësit tonë për vitin e dytë me radhë për fundvit. Ne si shkollë në veri të vendit kemi nevojë për mbështetje, që edhe nxënësit tonë të gëzohen si të gjithë nxënësit tjerë, dhe këtë gëzim për dy vite me radhë po ua sjell Pestova duke i sjellë dhurata Vipa Chips”, ka thënë drejtori Hasani.
*Fotot e nxënësve janë publikuar me leje të prindërve që është marrë nga Drejtoria e Shkollës.