Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, shkolla “Mazllum Këpuska” në Gjakovë ka përzgjedhur Violeta Kamerin si mësimdhënëse e dalluar për vitin shkollor 2025/2026, shkruan AlbanianEducation.net.
Përmes votave nga mësimdhënësit brenda shkollës, u bë përzgjedhje e mësimdhënës sipas kritereve të MASHT dhe DKA, si shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e saj të çmuar në edukimin e nxënësve.
Ajo do ta përfaqësojë shkollën edhe në nivel komunal, duke qenë një shembull i denjë i vlerave arsimore.
Urime dhe suksese!
