Viktor Buzhala: Nëse doni me i kompliku do punë të thjeshta, dërgoni te Arbërie Nagavci

- Advertisement -

Njohësi i aktualitetit në vend, Viktor Buzhala, ka reaguar lidhur me subvencionimin prej 80 euro për libra për nxënësit.

- paragrafi 1 -

Ai ka pyetur se çka ndodhë nëse tejkalohet kjo shumë, pra kushtojnë librat më shtrenjtë, dhe si do ta paguajnë ata që s’kanë qasje ne e-Kosova, dhe prindërit që nuk kanë llogari bankare.

- Advertisement -

Buzhala në postimin e tij në Facebook ndërsa ka ironizuar me ministren e Arsimit, duke thënë se “nëse doni me i kompliku do punë të thjeshta, dërgoni te Arbërie Nagavci”

Postimi i tij pa ndërhyrje:

Qeveria filloi me i nda nga 80 euro per blerje te librave per secilin nxenes. Mire shume, por kane mbete disa dilema: Cka ndodhe nese tejkalohet kjo shume, pra kushtojne me shtrenjte.

- Advertisement -

Qysh kane me u pagu ata qe s’kane qasje ne e-kosova, qysh kane me u pagu prinderit qe s’kane hic llogari bankare, e qysh kane me i ble librat ata qe i kane llogarite e bllokume per ndonje borxh a najsend tjeter.

Pra, ka shume nxenese qe rrezikojne me mbete pa libra. Nese doni me i kompliku do pune te thjeshta, qoni te Arberie Nagavci.