Viktor Buzhala: “500 mijë euro grante për maturantët që shkuan në mbrëmje të maturës me vetura 200 mijë euro”

- Advertisement -

Gazetari Viktor Buzhala ka ironizuar me paraqaitjet e maturantëve në mbrëmjet e maturës, të cilët po reklamohen me vetura e rroba të shtrenjta.

- paragrafi 1 -

Ai përmes një postimi ironizues në Facebook ka shkruar se Ministria e Arsimit ka me ua dhënë këtyre maturantëve nga një grant 500 mijë euro për ta filluar biznesin, shkruan AlbainanEducation.net.

- Advertisement -

Shkrim pa ndërhyrje i gazetarit Buzhala: 

Njoftim per maturantet që shkuan ne mbramje te matures me kerre të 200 mije eurove dhe harxhuan nga 20 mije euro për veshje, suvenire, fotograf profesionist dhe drone per selfie:

Fakultetet ma të mirat kanë vendose që t’ju regjistrojne automatikisht, pa pas nevoje me apliku – mjafton te dërgoni një story duke hy ne mbremje.

- Advertisement -

Ata gjithashtu do t’ju rezervojne nga nje parking te përhershëm nen fakultet, ngjite me zyren e dekanit.

Provimet do t’i jepni me DM në Instagram ose permes Reels. Ata qe kane mbi 10K followers marrin nota ma te nalta.

Profesorat kane me ju ardhe ne konsultime ju ne shpi e jo ju me shku tek ta. Nese keni shpi me bazen, gjate konsultimeve profat kane me ju kerku falje dhe e keni te garantume nje note ma te nalte.

Diplomat keni me i marre gold edition, me çantë Versace falas për bartje. Ata me ora te shtrenjta dhe frizuara te Riza/Selma&Kaci diplomat kane me i marre me mirenjohje te thelle me nenshkrim te vet Rektorit. Nota maksimale e garantume.

Pas kesaj, Ministria e Arsimit ka me ua dhane nga nje grant 500 mije euro me e nise biznesin.

Per nje shoqeri ku talenti matet me fellne të BMW-se, jo me nivel studimi.