Vijon me rregull mësimi në Shkollën Shqipe Ostermundigen, Bernë

- Advertisement -

Interesim i madh i fëmijëve të mërgimtarëve për të mësuar gjuhën shqipe

- paragrafi 1 -

Shkollat shqipe në Zvicër janë duke funksionuar me suksese të pandalshme.

- Advertisement -

Edhe shkolla shqipe në Ostermundigen, në Bernë, ka ndarë disa foto, ku tregohet se fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë po i ndjekin mësimet e gjuhës shqipe me shumë rregull, shkruan albinfo.ch.

Kujtojmë se në shtetin e Zvicrës ka shumë shkolla shqipe, me numër relativisht të lartë, ku fëmijët shqiptarë mund të regjistrohen në shkollat e kantonit më të afërt.