“Vij aty të mbys, ke me pa çka ka me të gjetë”: Kështu u kërcënua drejtori nga prindi në shkollë

- Advertisement -

“Vij aty të mbys, ke me pa çka ka me të gjetë”, kanë qenë disa nga fjalët që i janë thënë drejtorit të shkollës “Yll Morina” në Gjakovë një prind i një nxënësi.

- paragrafi 1 -

Drejtori është ankuar në Polici se përmes telefonit është kanosur nga prindi i një nxënësi.

- Advertisement -

Sipas ankuesit, ai ka përdorur fjalë fyese e banale kundrejt drejtorit të shkollës, duke e kërcënuar edhe me vdekje.

Rasti është iniciuar si “kanosje” dhe i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt. /Kids of Kosova / Albanian Education Today/