Një nënë në TikTok, përmblodhi në mënyrë perfekte përvojën e prindërimit në një video të shkurtër që u bë virale me më shumë se 1.4 milion shikime.
Skena është e njohur për shumë prindër: ajo ulur në një divan të madh dhe bosh, por fëmija i saj është vendosur direkt mbi të, pa lënë asnjë centimetër hapësirë.
Në përshkrimin e videos shkroi me humor “Hapësira personale… nuk e njoh”, dhe duke gjykuar nga komentet, ajo nuk është e vetmja që ndjen kështu.
Komentet nisën menjëherë të vërshojnë, dhe shumë prindër ndanë përvoja të ngjashme.
Për fëmijët e vegjël, afërsia fizike është sinonim i sigurisë. Ekspertët shpjegojnë se fëmijët kërkojnë vazhdimisht kontakt fizik për të rregulluar emocionet e tyre, për t’u ndjerë të mbrojtur dhe për të eksploruar botën nga një bazë e sigurt.
Megjithatë, për prindërit që balancojnë midis punës, detyrave të shtëpisë dhe kujdesit për fëmijët, kjo nevojë e vazhdueshme për afërsi ndonjëherë mund të duket mbytëse.
Shprehja “mbingarkesë nga prekja” përshkruan ngarkesën që ndodh për shkak të kontaktit të tepërt fizik dhe është një pjesë reale e përvojës së prindërimit.
Nevoja për pushim nga prekja nuk do të thotë që diçka nuk shkon me lidhjen tuaj, por që sistemi nervor është i mbingarkuar, gjë që është veçanërisht e zakonshme në periudhën e hershme të mëmësisë. /Telegrafi/