VIDEO virale: Garda Mbretërore shkel fëmijën dhe vazhdon rrugën sikur nuk kishte ndodhur asgjë

- Advertisement -

Një video ku një anëtar i Gardës së Mbretëreshës përplaset me një fëmi dhe vazhdon rrugën sikur nuk ka ndodhur asgjë është bërë virale.

- paragrafi 1 -

Imazhi i publikuar me shpejtësi në rrjete sociale brenda një kohe shumë të shkurtër ka marrë mbi një milion shikime.

- Advertisement -

Përdoruesit e rrjeteve sociale ishin të ndarë se kush ishte fajtori: fëmia apo roja?

Disa u shprehen se veprimi i rojes është shumë tronditës ndërsa disa të tjerë e kanë marrë në mbrotje duke u shprehur se ai po bënte punën e tij dhe se prindërit duhet të ishin të kujdesshëm për fëminë e tyre.

Ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar tha për Daily Mail se ata ishin në dijeni të incidentit dhe se roja e ka kontaktuar djalin pas incidentit.

- Advertisement -

“Gardistët në detyrë paralajmëruan publikun se po afrohej një patrullë por fëmija, për fat të keq, doli me vrap para ushtarit papritur. Gardisti ka kontaktuar me fëminë dhe u sigurua se gjithçka ishte mirë.”