E premte, 20 Shtator, 2024

VIDEO skandaloze: Mësuesja kap për flokësh nxënësen

- Advertisement1-

Një denoncim ka mbërritur mëngjesin e sotëm për Rezarta Shehin, mësuese në shkollën e mesme shtetërore “Alush Bardhi” në Farkë të Madhe. Sipas rrëfimeve të nxënësve, mësuesja kujdestare e lëndës gjuhë-letërsi i dhunon në mënyrë të vazhdueshme.

Në këtë video të dërguar nga vetë nxënësit e shkollës, ajo shihet teksa kap prej flokësh nxënësen e saj 16-vjeçare sepse kjo e fundit u vonua për të hyrë në mësim.

- Advertisement -

“Vajza tentoi te futej ne 5-minutësh. Ene i thonte sa her t kam thon mos hajde me vones ju e boni kastile me m acaru mu”,-rrëfejnë nxënësit për JOQ.

Ndër të tjera ata rrëfejnë se për episodet e saj të dhunës është e gjithë shkolla në dijeni.

“E di krejt shkolla. I gjuan me vizore i kap per flokt i gju n shpull mbrapa koke kur se kan menjen vajzat dhe djemte”,-përfundon rrëfimi.

Në një tjetër këndvështrim kanë qenë nxënësit ata që kanë dërguar videon e plotë duke deklaruar se janë nxënësit problematikë ata që ia sosin durimin mësueses dhe asaj i duhet të merret çdo ditë me ta dhe se videoja është bërë në kuadër të një shakaje mes tyre…

“Zysha e ka mbrojt perher edhe pse ka qen me 4 nuk e ka ngel kurr . Ajo vajza e “viktimizuar” eshte nje vajze qe bertet neper koridore qesh me te madhe ne klas munohet te tallet me mesuesit e shum te tjera po sja vle me i permen se ka dhe ajo familje.”

Në një tjetër raportim për JOQ, një ish-nxënëse e kësaj mësuese shkruan: “Kjo zysha nuk i trajton fare mire vajzat me vite pune qe ka sa keq nuset qe do e kene per vjeherr kete. Me ka pas dhen mesim dhe vajzat nuk i trajtonte mire ne nje gjuhe shume te rende po te shkosh te ajo shkolle per interviste asnje nuk do te flas mire per te por kan frike te thonte nxenesit te verteten.”

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...