Video rikthehet në qarkullim, mësuesi nga Ferizaj fytas me policët serbë më 1989

- Advertisement -

Veterani i arsimit, Maliq Luzha ishte përfshirë në një përleshje të ashpër me grushte në ballafaqim me policët serbë në Ferizaj në vitin 1989.

- paragrafi 1 -

Video e përleshjes së tij me policët serbë para luftës, po qarkullon sërish këto ditë në rrjetin social “X”, ish-Twitter.

- Advertisement -

Në kohën kur shqiptarët kishin marrë guximin të demonstronin pakënaqësitë e tyre me regjimin serb, njëri prej tyre kishte gjetur guximin edhe që t’i kundërvihej dhunës.

Ai shihet në video teksa grushton disa herë policët serbë. Më pas, të shumtë në numër, ata e rrahin dhe e dërgojnë në stacionin policor.

Për atë moment, vetë Maliq Luzha kishte rrëfyer për T7 në vitin 2018.

- Advertisement -