Video qesharake: Sherr mes dy kangurësh para një lokali / VIDEO

- Advertisement -

Pamje fantastike vijnë nga Australi, ku dy kangurë u përfshinë në një sherr me grushte pranë një lokali dhe një numër i madh kangurësh të tjerë i vështronin.

Ngjarja është regjistruar rastësisht nga një klient i tavernës “John Forrest”, që ndodhet në lindje të qytetit të Perthit.

- Advertisement -

Në video shihen dy kangurë meshkuj që shkëmbejnë grushte me njëri tjetrin sikur të kishin një grindje të vërtetë.