Video nga momenti kur fëmija i braktisur i kërkon ndihmë policisë bëhet virale

- Advertisement -

Momenti kur një fëmijë migrant që qante iu afrua policisë kufitare në SHBA pranë kufirit Meksikë-SHBA në Teksas duke i kërkuar ndihmë është bërë viral në internet.

- paragrafi 1 -

“Unë po vija me një grup dhe ata më braktisën. Nuk e di se ku janë,” i tha fëmija oficerit.

- Advertisement -

Djali është një nga qindra fëmijë të braktisur që përpiqen të kalojnë kufirin çdo ditë.

Statistikat e publikuara nga qeveria zbuluan se 171.000 migrantë u kapën nga autoritetet amerikane në kufi në muajin mars, numri më i lartë mujor në dy dekadat e fundit.