E shtunë, 22 Shkurt, 2025

VIDEO/ Mësuesja godet shtazërisht nxënësin në klasë

- Advertisement1-

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një video ku duket një mësuese që godet shtazërisht një nxënës në klasë.

Bëhet fjalë për mësuesen e gjuhës Ermira Velia, e cila jep mësim në shkollën “Xhevdet Doda” në Bulqizë.

- Advertisement -

“Është dru, ashiqare dru. Për të qenë në krah të gjithë mësueseve dhe mësuesve të ndershëm, punëtorë, që janë të vështirë sot brezi i ri, padëshira e tyre për të mësuar apo qëndruar mirë në klasë, por sigurisht nuk justifikoj dot këtë lloj dhunë të një mësueseje që i ka humbur durimi. Apo të ndonjë mësueseje atje pa specializimet e duhura, apo pa eksperiencën e duhur. Nuk mund ta rrahësh fëmijën e tjetrit. Mund të ketë një mijë probleme, por ai fëmijë ti nuk e di që mund të ketë probleme të një sëmundjeje kronike, jo në rastin konkret them, por marrim në përgjithësi. Si mund të godasësh fëmijën sot të kujtdo qoftë ai? Nëse fëmija bën veprime që të kanë ardhur në majë të hundës apo prish orën mësimore lajmërohen prindërit, këshilli mësimor, drejtoria, përjashtohet edhe shpëton një herë e mirë ti”, tha drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra.

Video nga minuta 8:28

/tvklan.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....