Video/ Esiola, vogëlushja që shkeli e para në pistën e Aeroportit të Kukësit

- Advertisement -

Esiola është vogëlushja që shkeli e para në pistën e Aeroportit të Kukësit.


Dje në aeroportin ndërkombëtar “Zajed-Flatrat e veriut” u ul avioni i parë me emigrantët që erdhën nga Londra, ndaluan me Rinas dhe më pas në Kukës. Rama ndau në Facebook disa momente nga udhëtimi me emigrantë në avion. Rama i thotë Esiolës së vogël që ajo do të jetë e para që do të shkelë në pistë për ta nisur me këmbë të mbarë.

- Advertisement -

“Ti do të dalësh e para për këmbë të mbarë. Ti je një yll!” i thotë Rama vogëlushes.

Pak çaste më parë Rama ndau me ndjekësit në Instagram një foto nga zbritja në aeroportin e Kukësit.

“Në Aeroportin e Ri Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut””, shkroi Rama.

- Advertisement -