E hënë, 20 Janar, 2025

Video emocionuese/ Sëmundja e rëndë e la të paralizuar, 2-vjeçari arrin të ecë përsëri

- Advertisement1-

Një djalë 2-vjeçar prej kohësh po luftonte me me një sëmundje e cila e la të paralizuar, ka rifituar aftësinë e tij për të ecur.


Ai u diagnostifikua me një çrregullim neurologjik që prek nervat e palcës kurrizore.

- Advertisement -

Prindërit e tij Dustin Bridgeman dhe Sarah Neëell nga Neë Castle, Pennsylvania, thanë për “Good Morning America” ​​se Alaric kishte lëvizshmëri, megjithatë po ankohej për një muskul në shpinë.

Një ditë pas vizitave të zhvilluara në spital vogëlushi nuk mund të ngrihej në këmbë ose të lëvizte krahët.

Prindërit e vogëlushit tregojnë tmerrin që përjetuan në momentin kur ata morën vesh që djali i tyre nuk po ecte më.

“Do të duhet ta them se nga e gjithë jeta ime kjo është hera e parë kur unë u ndjeva e humbur. Të dy ne, ishim të humbur. Nuk dinim çfarë të bënim.”- tha i ati i tij.

Alaric mori trajtime steroide dhe plazmatike gjithashtu filloi dhe terapinë fizike.

“Mjekët thanë se ata nuk mund të jepnin një përgjigje nëse ai do të ecte apo jo dhe [nuk] do të thoshte se ai do të paralizohej pjesën tjetër të jetës së tij.“- shton i ati.

- Advertisement -rrrrrrr

Bridgeman tha se terapia fizike ishte një sfidë në fillim, por çdo ditë, pak nga pak, Alaric përmirësohej.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...