E hënë, 24 Shkurt, 2025

Video bullizuese me 8-vjeçaren bëri xhiron e rrjetit, gazetarja kërkon falje publike

- Advertisement1-

Videoja e Lianës te emisioni “T’ka mami yll” bëri xhiron e rrjetit. Koreografi Albi Nako dhe gazetarja Erjona Rusi u sulmuan pafund në rrjete sociale për fjalët e tyre kundrejt Lianës.


Erjona Rusi, para disa momentesh ka reaguar duke kërkuar falje publike.

- Advertisement -

 

“Liana është çokollata, karamelja, apo edhe puftja që e kam dashur që sa e pashë.

Batutë e gabuar ajo që patë në emision? Patjetër që po. Por kurrësesi bullizëm. Nuk do guxoja kurrë të denigroja një fëmijë për asnjë arsye e jo më për shkak të peshës dhe nuk e kam bërë këtë. Nëse nuk e keni përjetuar vetë, hapni fjalorin e shiheni mirë përkufizimin e bullizmit.
E dyta nëse do kishit parë gjithë bisedën e zhvilluar me atë fëmijë që kur vjen do kuptonit që ajo fjali vjen pasi folëm për “sufllaqen” që Lijana kërkoi. Dhe unë nuk jam as idiote e as monstër që ti them një fëmije rri pa ngrënë gjithë ditën vetëm që të kërcesh. Por a do hiqte dorë nga sufllaqja, pra ushqimi që ishte përmendur. Por ne kemi xhiruar mbi 5 orë e jo çdo gjë del në transmetim.
Ndaj po, kam gabuar në mënyrën e të shprehurit, por nuk do ti kërkoja askujt falje përveçse Lijanës e prindërve të saj. Këta të fundit duan vetëm që fëmija i tyre të heqë dorë nga këto ushqime ndaj e kanë sjellë në Akademi që të bëhet më e ndërgjegjshme dhe të stërvitet.
Kështuqë si konkluzion: Duke u bazuar tek një fjali ju mund të bëni një fushatë të tërë denigruese dhe të mallkoni sa të mundeni pa marrë parasysh asgjë tjetër.
Gjithësesi unë sa herë ta shoh “karamelen”, do vazhdoj ta përqafoj e do ti them të heqë dorë nga sufllaqet e picat se i bëjnë dëm.

Për mua Lijana është një fëmijë special dhe e kam dashur që në sekondat e para të atij programi (për kë e ka ndjekur që në fillim) ndërsa ju po e ripostoni atë video duke e viktimizuar pafund Lijanën.
Kush po bën bullizëm në fakt????”,- ka shkruar ajo në rrjetin social Instagram, duke e shoqëruar me foton kryesore.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...