Vezire Bajrami Qeriqi, zgjedhet mësimdhënëse e vitit në Gjimnazin “Naim Frashëri”, në Shtime

- Advertisement -

Vezire Bajrami Qeriqi, është zgjedhur mësimdhënëse e vitit në Gjimnazin “Naim Frashëri”, në Shtime, shkruan AlbanianEducation.net.

Në vitin shkollor 2009/10 ajo ishte punësuar si mësimdhënëse e lëndës së fizikës ku edhe aktualisht është duke punuar.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Vezire Bajrami Qeriqi, mësimdhënëse e vitit në Gjimnazin “Naim Frashëri” Shtime

- Advertisement -

Dje në lokalet e komunës, në mesin e shumë mësimdhënësve, shkolla jonë është përfaqësuar me ermin e një mësimdhënëseje të përkushtuar në punën e saj në fushën e edukimit dhe arsimit. Është fjala për profesoreshën Vezire Bajrami Qeriqi.

Shkolla është krenare për një punëtore si ajo dhe të tjerë që janë miq të vërtetë të edukimit dhe arsimit të brezave.

Për më tepër, profesoresha në fjalë shquhet për angazhimin e saj në edukimin e nxënësve në fushën e shkencave të natyrës, më konkretisht në lënën e Fizikës.

Ajo gjatë këtij viti mori mbi vete aktivitete që dëshmojnë qëllimin e punës së saj duke organizuar aktivitetet konkrete që ndihmojnë nxënësit në të kuptuarit e mësimeve.

Për më tepër, ajo është vendase. Shkollën fillore e ka të kryer në fshatin e lindjes, Raçak të Shtimes.

Shkollimin e mesëm e ka të kryer po në të njëjtën shkollë që tash jep mësim, pra në SHML “Naim Frashëri” Shtime, në drejtimin e shkencave të natyrës.

Në fillim të vitit 2006 filloi studimet në UP, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në departamentin e Fizikës, drejtimi Fizikë Arsimore.

Më 24 maj 2011 diplomoi duke marrë titullin Baçelor i Fizikës- Arsimor. Për shkak të përkushtimit të madh në studime ajo fitoi burë për studimet themelore.

Në vitin akademik 2011/2012 regjistrohet në studimet postdiplomike-Master po në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në drejtimin Fizikë e Përgjithshme. Me datë 3.4.2015 mbrojti temën e studimeve Master në FSHMN, departamenti i Fizikës dhe merr titullin Master i Shkencave të Fizikës në drejtimin Fizikë e Përgjithshme.

Në vitin shkollor 2009/10 punësohet si mësimdhënëse e lëndës së fizikës ku edhe aktualisht është duke punuar në Gjimnazin “ Naim Frashëri” në Shtime.

Gjithashtu ka qenë e angazhuar mbi 6 vjet si asistente e angazhuar në lëndët e Fizikës në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Urime për profesoreshën! Urime për kolegët e saj dhe nxënësit!
Suksese të tjera!