E premte, 21 Shkurt, 2025

Vet*vrasja e 16-vjeçares, psikologu i shkollës: Nuk më është përcjellë asnjë problematikë

- Advertisement1-

Në emisionin “Opinion” ka folur Mirela Muçollari, nëna e 16 vjeçares që i dha fund jetës disa ditë më parë në Gjirokastër. Ajo u shpreh se e bija nuk i kishte shprehur kurrë asgjë për bullizmin në shkollë, por e vetmja ankesë ishte që “të ndërronte klasën”. Ajo ndan me detaje edhe ditën e fundit të saj, para se të ndërmerrte aktin e rëndë.

Në lidhje me rastin e 16-vjeçares, ka bërë një reagim edhe psikologu i shkollës, i cili thotë se e mitura nuk është paraqitur tek ai. Po ashtu, ai rrëfen dhe takimin me nënën e të miturës.

- Advertisement -

Reagimi i psikologut:

Përshëndetje! Jam punonjësi social i gjimnazit “Siri Shapllo “ digjova bisedën tuaj me nënën, komunikimi tim ka qenë ditën e premte në mbasdite , ku nëna më shprehu pakënaqësinë që vajza donte të ndërronte klasën, nuk i mbaja mend emrin , dhe e njihja si gjithë nxënësit e tjerë të shkollës, i kam thënë nënës në qoftë se ka ndonjë problem më thuaj ose të më thotë vetë vajza , ky ka qenë komunikimi i vetëm nënën dhe asnjë komunikim me nxënësen,ditën e hënë ka ndodhur fatkeqësia, ditën e varrimit nëna duke qarë më ka thënë “ ç’bëra që nuk të thashë ty , ndoshta do të kishte shpëtuar. Me përgjegjësi të plotë ky është komunikimi im i vetëm, mbi rastin.

Nuk kam reaguar sepse kam respektuar dhimbjen e familjes ,nënës që e njoh personalisht, dhe kam respektuar organet kompetente, dhe afatin e hetimit të rastit,po hidhet baltë mbi emrin tim dhe profesionin tim nga mediat sociale ku kanë publikuar një letër të pavërtetë. Zgjodha të reagoj për herë të parë me tek ju,për shkak të besueshmërisë në përcjelljen e informacionit. Duke ju falenderuar, Dorina Kaci Brahimi.

Nuk më ka rezultuar apo referuar asnjë shqetësim i shprehur,i vëzhguar nga mësuesi kujdestar, mësuesit që zhvillojnë mësim në klasë dhe oficeri i sigurisë qoftë edhe nga unë si punonjësi social i shkollës në komunikimet ndërgjegjësuese brenda klasës.

Gjithashtu nga prindërit nuk më është përcjellë asnjë problematikë deri ditën e premte në mbasdite më datë 07/02/2025 si e shpjegova edhe më lart ,ndërkohë që ngjarja ndodhi ditën e hënë. / Opinion.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohohen mësimdhënësit Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta...

Kualifikimi i mësuesve: Kur diplomat vlejnë më pak se certifikatat!

Ndryshimet në udhëzimin për kualifikimin e mësuesve kanë ulur vlerësimin për diplomat e avancuara,...

Kthehet në shkollë vajza nga Suhareka e cila ishte sulmuar nga qeni

Diellza Daka, 9-vjeçarja nga fshati Shirokë i Suharekës, e cila ishte sulmuar para disa...

Nga Rrezarta Ibrahimaga Dushi: Dhuna në shkolla nga mësimdhënësit

Dhuna në shkollë nga mësimdhënësit është një temë shumë e rëndësishme dhe delikate, e...