Vetura përplas fëmijën 5-vjeç, kjo është gjendja shëndetësore e tij

- Advertisement -

Një aksident ka ndodhur rreth orës 17:30 në Tregun Elektrik, ku një makinë ka aksidentuar një fëmijë 5 vjeç.

- paragrafi 1 -

Për fat të mirë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

- Advertisement -

Njoftimi:

Pasditen e sotme në orën 17:30 te “Tregu Elektrik” mjeti me drejtues I. C. ka aksidentuar një fëmijë të mitur 5 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenteve.