E diel, 23 Shkurt, 2025

Vetlëndimi i nxënëseve në Gjakovë nga loja e ‘Tik Tok-ut’: “Duhet angazhim i përbashkët familje – shkollë”

- Advertisement1-

19 nxënëse janë lënduar në Gjakovë të nxitur nga një lojë e ‘Tik Tokut’, ku kanë prerë duart me mjete të mprehta.

Për këtë reagoi Drejtoria e Arsimit në Gjakovë, ku nisi mbledhjet me prindër dhe ndaloi përdorimin e telefonave në shkolla, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, por jo vetëm.

- Advertisement -

Shqetësim ka shprehur edhe një nga shkollat në Gjakovë, “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Shqiponjë, ku thotë sëe këto raste janë alarmuese dhe kërkojnë një angazhim të përbashkët nga ana e familjes dhe shkollës për të mbrojtur fëmijët tanë, shkruan AlbanianEducation.net.

Postimi i kësaj shkolle:

Të dashur prindër,

Si institucion arsimor, jemi të shqetësuar pa masë për rastet të cilat janë identifikuar së fundmi në shkollat tona, raste të cilësuara si “vetlëndim trupor”, si pasojë e ndjekjes së një loje shqetësuese në platformën TikTok. Këto raste janë alarmuese dhe kërkojnë një angazhim të përbashkët nga ana e familjes dhe shkollës për të mbrojtur fëmijët tanë.

Familja ka një rol thelbësor në këtë proces. Duke qenë se fëmijët kalojnë shumicën e kohës në ambientin familjar, prindërit janë në pozitë më të mirë për të vërejtur ndryshime në sjellje, emocione apo shenja fizike që mund të tregojnë përfshirje në sjellje të rrezikshme.

Ju inkurajojmë të mbani një kujdes të veçantë për veprimtaritë e fëmijëve tuaj në internet dhe të vini re çdo ndryshim të papritur në sjelljen e tyre, si tërheqje nga shoqëria, shenja fizike të vetëdëmtimit, ose shfaqje të ankthit.

- Advertisement -rrrrrrr

Dialogu i hapur me fëmijët është një nga mjetet më të fuqishme për të kuptuar se çfarë po ndodh në jetën e tyre. Fëmijët kanë nevojë për vëmendje, mbështetje dhe një ndjenjë sigurie që mund të vijë nga familja.

Nga ana tjetër, edhe shkolla është e përkushtuar që të ndihmojë dhe të mbrojë nxënësit.

Por, bashkëpunimi me familjet është i domosdoshëm për të pasur një qasje të plotë dhe të efektshme. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë, këshillim dhe mbështetje për çdo prind që ka shqetësime për fëmijën e tij.

Përmes këtij bashkëpunimi, ne mund të identifikojmë dhe adresojmë problemet sa më herët dhe të ndihmojmë fëmijët të largohen nga rreziqet që përballojnë online.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin tuaj dhe përkushtimin për mirëqenien e fëmijëve tanë!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...