E hënë, 25 Nëntor, 2024

Vetëm 6 nxënës në ndërtimtari, shkak mungesa e praktikës profesionale

- Advertisement1-

Me mungesë të interesimit të nxënësve për profilin e ndërtimtarisë është duke u përballur shkolla profesionale “28 Nëntori” në Prishtinë. Vetëm gjashtë nxënës janë të regjistruar në vitin e parë. Në shkollë pranojnë se mungesa e bashkëpunimit me kompani që zhvillojnë këtë veprimtari ka ndikuar në mosinteresimin e nxënësve
Vetëm gjashtë nxënës ka viti i parë në profilin e ndërtimtarisë në shkollën profesionale “28 Nëntori” në Prishtinë.

Drejtoresha e shkollës, Zyrafete Kafexholli, ka thënë se ka rënie të interesimit për drejtimin e ndërtimtarisë, në krahasim me vitet paraprake.

- Advertisement -

E sipas saj, një ndër arsyet është pamundësia e këtyre nxënësve për të zhvilluar praktikën profesionale në kompani që zhvillojnë këtë veprimtari.

“Kompanitë ndërtimore të cilat ne u kemi ofruar bashkëpunim dhe praktikën profesionale të këtyre nxënësve ta kryejnë në kompanitë e tyre, hezitojnë t’i marrin nxënësit, pikërisht për arsye të sigurisë në ato kompani, për shkak të rrezikshmërisë në ato kompani”, ka thënë Kafexholli.
Pak nxënës që kanë zgjedhur këtë drejtim, pranojnë se penalizohen për shkak të mungesës për të zhvilluar praktikën profesionale.

Vigan Musliu, nxënës në vitin e tretë, ka thënë se mësimi është i bazuar në teori.

“Sa i përket çështjes së praktikës, më shumë mësimi është zhvilluar mbi teorinë, për shkak se nuk ka pasë praktikë po flasim jashtë shkollës nëpër kompani, kemi pasur pak praktikë Brenda shkollës nëpër laboratorë të cilat kanë qenë vetëm një lloj përshkrimi sesi bëhen punët por jo edhe në jetën reale për kompanitë”, ka thënë Musliu.

Ai e sheh drejtimin e tij me shumë perspektivë.

“Gjithmonë ndërtimi është duke u zhvilluar, jo vetëm ndërtimi, por edhe teknologjia e cila përdoret për ndërtim. Pra, gjithmonë ka me pasë vende pune”, ka thënë ai.

- Advertisement -rrrrrrr

Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Adem Qorrolli, ka thënë se arsyeja pse nxënësit nuk e zgjedhin këtë drejtim është për shkak të mungesës së informimit për nevojat e tregut të punës dhe nënçmimi nga shoqëria.

“Kur po flasim për pjesën e ndërtimit atëherë kërkesa për pjesën e zanateve është shumë e madhe, dhe realisht ata paguhen gati një fish i një doktori të shkencës apo një magjistri në Republikën e Kosovës. Por tek ne ekzistojnë tri probleme, dy janë të pjesës zakonore dhe një të pjesës juridike apo institucionale të cilat nuk merren afër me këtë problem dhe nuk e trajtojnë atë, dhe një tjetër është bullizimi”, ka thënë ai.

Qorrolli ka theksuar se në mosinteresim ka ndikuar edhe zhvillimi i hovshëm i teknologjisë.

“Dëshira për t’u pasuruar shpejt është më e realizueshme me teknologji, në programim, me kriptovaluta, çka do qoftë. Do me thënë ne sot kemi interesim më së shumti për këto drejtime, pasi ekziston ideja se mund të pasurohesh pa punuar”, ka thënë ai.

Praktika profesionale për nxënësit është përgjegjësie e Komunës.

Në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prishtinës nuk treguan nëse janë duke punuar në këtë drejtim. E sipas drejtoreshës Kafexholli, shkolla ka marrë premtim nga Komuna dhe Oda Ekonomike e Kosovës se në vitin e ardhshëm shkollor do të mundësohet mbajtja e praktikës profesionale nëpër kompani. /KOHA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

10 mënyra për t’i kryer detyrat tuaja të shtëpisë më shpejt

Detyrat e shtëpisë mund të jenë të bezdisshme dhe të marrin shumë kohë, ndërsa...

Nxënësja Elmedina Dajaku i kushton këngë heroit Halil Geci në përvjetorin e rënies së tij

Në një akt të ndjerë përkujtimi, nxënësja Elmedina Dajaku ka interpretuar një këngë të...

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Luisi djali 14-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur...

Kolektivi i shkollës “Jorgji Dilo” nga Elbasani viziton shkollën “Asdreni” në Pejë

Shkolla "Asdreni" në Pejë ka njoftuar se kanë pasur për vizitën kolektivin e shkollës...