E enjte, 10 Tetor, 2024

Vetëm 5 mijë fëmijë me nevoja të veçanta shkojnë në shkollë

- Advertisement1-

Avokati i Popullit ka dalë me rekomandime për Ministrinë e Arsimit dhe Komunat e Kosovës për çështjen e nivelit të arsimit në vend. Në raportin mbi 50 faqesh përfshihen edhe fëmijët me nevoja të veçanta ku, sipas tij, janë ende larg përfshirjes së të paktën 50 për qind të tyre në arsim

Avokati i Popullit ka ndarë kohë për të drejtat e fëmijëve. Ky institucion ka dërguar rekomandime për Ministrinë e Arsimit dhe Komunat me qëllim që të merren masa për përmirësimin dhe promovimin e të drejtave të tyre në arsim.

- Advertisement -

Një fokus të veçantë, Avokati i Popullit në raportin e fundit të publikuar, u ka kushtuar fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Sipas këtij institucioni, është ende larg përfshirja e të paktën 50 për qind prej këtyre fëmijëve në arsim.

“Fëmijët me aftësi të kufizuara janë ende duke përjetuar vështirësi serioze dhe përballen me pengesa për gëzimin e plotë të drejtave të njeriut të përcaktuara me ligj. Fëmijët me aftësi të kufizuara i përkasin njërit prej grupeve më të rrezikuara të fëmijëve. Situata e tyre është përkeqësuar edhe më tepër nga pandemia”.

Në këtë raport kritikohet Ministria e Arsimit për mosveprime konkrete.

“Sot nuk ka rezultate që tregojnë për ndonjë kurrikulë të hartuar për fëmijët me nevoja të veçanta. Megjithatë, aktet nënligjore të MASHTI-it parashikojnë plane arsimore individuale për fëmijët me nevoja të veçanta si një dokument zyrtar për planifikimin e procesit mësimor të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe për mbështetjen e përparimin e këtyre fëmijëve”.

Situatën e ka komentuar njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja i cili thotë se duhet të bëhet më shumë për këta fëmijë.

- Advertisement -rrrrrrr

“Qoftë në përkrahje në infrastrukturë, qoftë në resurset humane por më e rëndësishmja në një cilësi më përfshirëse për këtë kategori të fëmijëve duke ia siguruar atë shkollimin cilësor e të barabartë si çdo bashkëmoshatar i tyre”, deklaroi Qehaja.

Në ndërkohë, një studim i UNICEF thotë se në Kosovë janë 43 mijë nxënës me nevoja të veçanta, ndërsa prej tyre vetëm 5 mijë janë të përfshirë në arsimin institucional të ofruar nga shkollat e rregulla./RTVDukagjini

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ambient i këndshëm dhe i pastër në shkollën “Emin Duraku” në Prizren

Shkolla " Emin Duraku" në Prizren ka publikuar disa fotografi ku shihet ambient i...

Nobelin për Letërsi e fiton autorja Han Kang nga Koreja e Jugut

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2024 i është dhënë autores koreano-jugore Han Kang...

Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë themelon Këshillin e nxënësve, kryetare zgjedhet Riga Lahu

Shkolla "Ismail Qemali" në Prishtinë ka themeluar edhe Këshilli i Nxënësve në nivel shkolle. Kryetare...

Rreth 20 nxënëse u vetlënduan në Gjakovë me lojë të ‘Tik Tokut’, Policia mban mbledhje me prind të shkollës “Zekeria Rexha”

Komuna e Gjakovës së fundmi është tronditur nga një situatë e vetëlëndimit të nxënëseve...