Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e Parë Evropiane të Matematikës (1st European Math Olympiad – EMO 2026), e cila do të mbahet më 23–29 prill 2026 në Vilnius, Lituani.
Nga testi përzgjedhës për ekipin përfaqësues të Kosovës në EMO 2026, një test i njëjtë për të gjithë pjesëmarrësit (ku garuan nxënësit më të mirë nga klasat VII–XII), u përzgjodhën 6 nxënësit me rezultatet më të larta.
Në mesin e tyre është edhe Vesa, nxënëse e klasës së tetë, përkrah pesë djemve të shkollës së mesme.

