Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane Matematike në Francë

- Advertisement5 -

Vesa Xhymshiti është përzgjedhur zyrtarisht të përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane Matematike për Vajza (European Girls’ Mathematical Olympiad – EGMO) 2026. 

- paragrafi 1 -

Pas Testit Selektues (TST EGMO 2026), ku garuan nxënëset më të mira nga klasa VII–XII në nivel vendi, Vesa zuri vendin e parë. Një arritje e jashtëzakonshme, veçanërisht duke qenë vetëm në klasën e tetë.

- Advertisement - M1

EGMO është olimpiada më prestigjioze ndërkombëtare për vajza në matematikë, e organizuar posaçërisht për nxënëse të shkollave të mesme që kanë interes dhe talent për matematikë përtej programit të rregullt shkollor.

Në këtë olimpiadë marrin pjesë rreth 60 shtete nga e gjithë bota, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadanë, Australinë, Kinën, Japoninë, Indinë e të tjera, si dhe shumë shtete evropiane.

EGMO 2026 do të mbahet në Bordeaux, Francë, nga 9–15 prill 2026.

- Advertisement - m2

Vesa ishte pjesë e ekipit të Kosovës edhe në EGMO 2025, si pjesëmarrësja më e re ndonjëherë në EGMO, ku fitoi Mirënjohje Nderi.

Kosova përfaqësohet me dinjitet. 🇽🇰

632080163 907146951960136 478554730332278798 n

633957105 1609510809969476 4992767065433723780 n