Vesa Nitaj nga Peja është pranuar në programin Master për Shëndet Publik në Universitetin e Tübingenit në Gjermani, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimin e ka dhënë shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.
Ky është një sukses i rrallë dhe krenari e madhe për Kosovën, pasi Vesa Valdet Nitaj konsiderohet kosovarja e parë që vazhdon studimet master në Universitetin e Tübingenit në këtë fushë, ende pa përfunduar studimet bazike.

Njoftimi i plotë:
Një sukses i jashtëzakonshëm për të rinjtë kosovarë vjen nga vajza pejane, Vesa Valdet Nitaj, e cila po shkruan histori në fushën e arsimit dhe shëndetësisë publike.
Vesa hapat e parë të shkollimit i filloi në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, ndërsa me përkushtim dhe rezultate të larta vazhdoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë.
Edhe pse ende pa e përfunduar nivelin Bachelor, ajo ka arritur të pranohet në programin Master për Shëndet Publik në Universitetin e Tübingenit në Gjermani, një ndër universitetet më të njohura dhe prestigjioze në Evropë.
Ky është një sukses i rrallë dhe krenari e madhe për Kosovën, pasi Vesa Valdet Nitaj konsiderohet kosovarja e parë që vazhdon studimet master në Universitetin e Tübingenit në këtë fushë, ende pa përfunduar studimet bazike.
Arritja e saj dëshmon se puna, përkushtimi dhe ëndrrat e mëdha mund të hapin dyer ndërkombëtare për të rinjtë tanë. Vesa mbetet inspirim për shumë studentë dhe shembull se talenti dhe dijenia nuk njohin kufij.
Urime dhe shumë suksese në rrugëtimin akademik dhe profesional!