E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Vesa Llanaj Liço emërohet drejtoreshë e Arsimit në Elbasan

- Advertisement1-

Vesa Llanaj Liço merr zyrtarisht detyrën si Drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Elbasan.

Nënkryetares së Bashkisë së Elbasanit, prej 5 vitesh, i besohet një pozicion i ri drejtues në një nga sektorët më të rëndësishëm vendor.

- Advertisement -

Znj. Liço u emërua në këtë detyrë pas dorëheqjes së Z. Ermir Çela i cili e mbajti këtë post prej dy vitesh.

Emërimi i Zonjës Liço në këtë detyrë nuk është i rastësishëm, por pasojë e një kariere të ndërtuar me punë dhe përkushtim.

Teksa prej disa vitesh ishte e angazhuar në sektorin privat, në vitin 2016 Vesa Llanaj Liço merr besimin e Kryetarit të Bashkisë si Përgjegjëse e Protokollit Zyrtar pranë Bashkisë së Elbasanit.

Në vitin 2018 Znj. Liço emërohet Drejtoreshë e Politikave të Arsimit dhe Rinisë në Bashkinë e Elbasanit.

Pikërisht ky sektor e afroi Znj. Liço me politikat arsimore, projektet dhe përpjekjet e vazhdueshme për evoluimin e sistemit arsimor drejt standardeve europiane.

Në kontakt të vazhdueshëm me mësues, edukatorë e nxënës, duke ndjekur në vijimësi dhe duke këmbëngulur për më shumë investime në shkolla e kopshte, Vesa Liço ishte personi më i përshtatshëm të cilit Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu i besoi mes shumë kandidaturave.

- Advertisement -rrrrrrr

Nga viti 2019 e në vijim Znj. Vesa Liço mban postin e Nënkryetares së Bashkisë Elbasan ku sërisht në varësi të saj, mes të tjerave ka pasur në fokus Drejtorinë e Politikave të Arsimit dhe Rinisë.

Në të gjitha detyrat publike që i janë besuar Znj. Liço ka treguar, në radhë të pare, respekt në zbatimin e ligjeve dhe më pas korrektësi e përgjegjshmëri në detyrën parësore të shërbimit ndaj qytetarit.

Bijë e dy prindërve arsimtarë, për Vesa Liçon, pozicioni drejtues në ZVA Elbasan sjell me vete edhe një ndjeshmëri personale dhe përbën një sfidë edhe më të madhe ta çuar përpara trashëgiminë e arsimdashësve elbasanas.

Marrë nga Elbasaninews.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënëset Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj me punim të veçantë kushtuar Pavarësisë

Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj nxënëse të shkollës "Emin Duraku", në Prizren kanë realizuar...

Gjuha shqipe mësohet edhe në Kisamo të Greqisë

Nxënësit shqiptarë të Kisamo në Greqi tashmë kanë kursin plotësues për gjuhën shqipe “Frang...

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë – 10-vjeçari kinez i hakmerret babait

Një djalë 10-vjeçar, i qortuar nga i ati për moskryerjen e detyrave të shtëpisë,...