Vesa Kopliku, e para shqiptare që fiton bursën e ekselencës gjermane “Heinrich Böll Stiftung”

- Advertisement -

Vesa Kopliku, një e re nga Shkodra, është bërë shqiptarja e parë që fiton bursën e mirënjohur gjermane “Heinrich Böll Stiftung”, një ndër mbështetjet më të rëndësishme për studiues të rinj dhe kërkues shkencorë në Evropë.

- paragrafi 1 -

Me pasion të rrallë për shkencën dhe përkushtim që frymëzon, Vesa Kopliku ka nisur të shkruaj një histori suksesi që nis në Shkodër dhe vazhdon në një nga institutet më të njohura kërkimore të Evropës.

- Advertisement -

E diplomuar në Farmaci në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, sot ajo po ndjek studimet e doktoraturës në fushën e teknologjisë farmaceutike dhe biofarmaceutike ne Universitetin e Saarlandit dhe punon si shkencëtare në Institutin Helmholtz për Kërkime Farmaceutike (HIPS) në Saarbrücken, Gjermani. Kërkimi i saj fokusohet në zhvillimin e sistemeve të avancuara për transportin e barnave në trupin e njeriut, për krijimin e trajtimeve dhe barnave të reja që mund të ndryshojnë mënyrën si kurohen sëmundjet.

Vesa vjen nga një familje intelektuale shkodrane, ku dashuria për dijen dhe puna e ndershme janë vlera të trashëguara brez pas brezi. Nëna e saj, Ardiana Kopliku, farmaciste me përvojë dhe përkushtim shembullor, ka qenë frymëzimi i parë që e afroi me botën e shkencës dhe kujdesit ndaj njerëzve. Babai i saj, Arben Salim Kopliku, me dashurinë për librat dhe dijen, i ka ushqyer që herët kureshtjen dhe dëshirën për të mësuar e për t’u përmirësuar çdo ditë.

- Advertisement -

Së fundmi, ajo është bërë shqiptarja e parë që fiton bursën prestigjioze të Heinrich Böll Stiftung në Gjermani. Pas tri fazash përzgjedhjeje tepër konkurruese, juria e vlerësoi për cilësinë shkencore të punës së saj, për vizionin drejt inovacionit të qëndrueshëm dhe për angazhimin e saj shoqëror.

Me plot vullnet dhe me dritë në sytë e një të reje që beson në fuqinë e dijes, Vesa, përfaqëson një brez të ri studiuesish shqiptarë që po na nderojnw në qendrat më të rëndësishme të kërkimit shkencor në botë. Marrë nga eetimestv.com