Vesa Haxhikadriu pjesë e punëtorisë ‘Edukimi Mediatik – Ekspertiza Nordike në Kosovë

- Advertisement5 -

Koordinatorja për cilësi në shkollën “Ganimete Terbeshi” në Llukar të Prishtinës, mësimdhënësja Vesa Haxhikadriu, sot mori pjesë në punëtorinë “Edukimi Mediatik – Ekspertiza Nordike në Kosovë”, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shkolla në njoftim thotë  se ky ishte një aktivitet shumë i rëndësishëm për forcimin dhe integrimin e edukimit mediatik në shkolla.

- Advertisement - M1

Njoftimi nga shkolla “Ganimete Terbeshi” në Llukar të Prishtinës:

Koordinatorja për cilësi në shkollën tonë, mësimdhënësja Vesa Haxhikadriu, sot mori pjesë në punëtorinë “Edukimi Mediatik – Ekspertiza Nordike në Kosovë”.

Ishte një aktivitet shumë i rëndësishëm për forcimin dhe integrimin e edukimit mediatik në shkolla.

- Advertisement - m2

Punëtoria u udhëhoq nga eksperti nordik Lauri Palsa, në praninë e Zëvendësambasadores së Finlanda, Drejtorit të Arsimit dhe përfaqësuesve nga Ministria e Arsimit.

Pjesëmarrja në aktivitete të tilla është një hap i rëndësishëm për avancimin profesional të stafit tonë dhe për rritjen e cilësisë në shkollë.

Ne vazhdojmë të investojmë në dije dhe zhvillim, për të ofruar një arsim sa më cilësor për nxënësit tanë.

641646982 1429342155650935 3831435519047017177 n