Përmbytjet dhe moti i keq në vend ka sjellë mbylljen e 16 shkollave. Në një njoftim të publikuar nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, bëhet me dije se 16 shkolla të qarkut Shkodër janë mbyllur deri në përmirësimin e situatës.
Në njoftim bëhet me dije se ë pjesën më të madhe të shkollave situata është nën kontroll. Ndërsa, nga verifikimet në terren problematika të rënduara paraqiten në zonën e veriut.
Njoftimi:
Pavarësisht se deri tani, në pjesën më të madhe të shkollave situata është nën kontroll, nga verifikimet në terren problematika të rënduara paraqiten në zonën e veriut.
Për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe mësuesve, si dhe për të shmangur çdo lloj rreziku të mundshëm, kemi vendosur që ditën e nesërme të pezullohet procesi mësimor deri në përmirësimin e situatës në shkollat e mëposhtme:
1- Shkolla “Martin Camaj”, Shkodër qytet,
2- Shkolla “Agim Tafili”, Harku i Bërdicës,
3- Shkolla “Prekal”, fshati Postribë,
4-Shkolla “Ruzhdi Daca”, Rrethinat,
5- Shkolla “Mehmet Shpëndi”, fshati Shalë,
10- Shkolla “Nicaj”, fshati Shosh,
11- Shkolla “Pog”, fshati Pult,
12- Shkolla “Plan”, fshati Pult,
13- Shkolla “Maja e Thanës”, fshati Pult,
14- Shkolla “Kasnec”, fshati Pult,
15- Shkolla “Kir”, fshati Pult,
16- Shkolla “Xhan”, fshati Pult.
Në orët e ardhshme do të vijojmë ta ndjekim nga afër situatën dhe nëse do të ketë raste të tjera problematike do të informojmë në kohë reale nxënësit, mësuesit dhe prindërit për të marrë të gjitha masat e nevojshme. Falënderojmë të gjitha institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore që gjatë gjithë kohës janë në gatishmëri për kapërcimin e situatës dhe lehtësimin e pasojave.