Verena është nxënëse në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë dhe sjell me vete energji, kreativitet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm në misionin e KML-së për të fuqizuar të rinjtë në fushat STEAM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Art dhe Matematikë).
Ajo do të jetë pjesë e organizimit dhe zhvillimit të aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme, duke kontribuar në edukimin dhe inspirimin e gjeneratave të reja.
Me pasionin e saj për mësim, inovacion dhe punë në komunitet, Verena është tashmë një pjesë e çmuar e ekipit të KML.