E shtunë, 27 Korrik, 2024

Verdhëza tek të porsalindurit; Çfarë duhet të dinë prindërit

- Advertisement1-

Disa foshnja hasin probleme për t’u përshtatur me botën e re. Fatmirësisht, pjesa më e madhe e problemeve me të cilat përballen, janë të vogla dhe zgjidhen shpejt.

Këtë sëmundje që shfaqet me një nuancë të verdhë në lëkurë dhe sy, e kalojnë më tepër se gjysma e foshnjave të porsalindura. Në përgjithësi, shenjat shfaqen disa ditë pas lindjes dhe kjo mund të zgjasë disa javë. Verdhëza shfaqet kur bilirubina,
e cila prodhohet nga ulja e numrit të rruazave të kuqe të gjakut, grumbullohet më shpejt sesa mëlçia arrin ta nxjerrë nga trupi. Zakonisht verdhëza ikën vetë dhe nuk shkakton asnjë problem te fëmija. Ajo mund ta zërë atë për disa arsye: – bilirubina prodhohet më shpejt nga sa mund të reagojë mëlçia;

- Advertisement -

– mëlçia e fëmijës, që është ende në zhvillim e sipër, nuk është në gjendje ta largojë bilirubinën nga gjaku;

– pjesa më e madhe e bilirubinës thithet nga zorrët, para se trupi i fëmijës ta nxjerrë jashtë me jashtëqitje. Verdhëza që është në nivele mesatare, nuk kërkon asnjë lloj mjekimi, ndërsa në rastet më të rënda, foshnja duhet të qëndrojë më gjatë në maternitet. Verdhëza mund të largohet në një sërë mënyrash.

-Këshillohet që ta ushqeni foshnjën më shpesh, gjë që nxit bilirubinën të largohet me jashtëqitjen.

Marre nga libri “Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...