Vera Ora viziton shkollën “Elena Gjika”, tregon eksperiencat e saj në shkollat e ndryshme në Londër

- Advertisement -

Vera Ora, nëna e këngëtares me famë botërore, Rita Ora, ka vizituar shkollën “Elen Gjika” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ajo zgjodhi këtë shkollë për të dhënë idetë e saj dhe për të treguar eksperiencat e saj në shkollat e ndryshme në Londër.

- Advertisement -

Njoftimi:

Takim i veçantë me Dr. Vera Ora 🥼🧑‍⚕️

E falënderojmë doktoreshën Vera Ora për idetë dhe kontributin e saj që do të vazhdoj të jap në shkollën tonë. Ajo zgjodhi shkollën “Elena Gjika” për të dhënë idetë e saj dhe për të treguar eksperiencat e saj në shkollat e ndryshme në Londër.

- Advertisement -

U diskutua mbi rëndësinë e mirëqenies mendore në shkollë që është pjesë thelbësore e sistemit arsimor, duke rritur ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe duke e bërë atë më të “pranueshme” për nxënësit dhe mësimdhënësit, që të kërkojnë ndihmë dhe të kenë mbështetje sa më të madhe për mirëqenien e tyre.

“Ne e kemi obligim ndaj gjeneratave të reja, që ata të kenë një mendje të shëndosh dhe t’i mësojmë ata në parandalimin e problemeve të mundshme të shëndetit mendor në të ardhmen” – tha dr. Vera Ora.

Tani e tutje suksese dhe punë te tjera na presin se bashku…

#shkollemodel #shkollebashkepunuese
#shkolleinovative #shendetimendor 🧠