Kur polici Struck u thirr në skenën e një aksidenti fatal me veturë, aty ai gjeti një vajzë 2-vjeçare vetëm dhe të tronditur.
Vetura e familjes së saj ishte shkatërruar plotësisht dhe familja ishte hedhur nga vetura, duke varë në vend babin e saj, transmeton Express.
Menjëherë, Struck aktivizoi instinktin e tij prej babai, e kapi vajzën dhe e largoi atë nga vendi i aksidentit, duke menduar se çfarë do të bënte ai nëse vajza e tij do të ishte në këtë situatë.
Në mes të skenës zemërthyese në Brighton, Kolorado, SHBA, ky polic bëri me gisht kah qielli duke e mbajtur vajzën në krah dhe filloi të këndonte, për ta shpërqendruar vajzën nga skena e frikshme.
Duke e bërë këtë, dikush e fotografoi atë dhe fotografia më pas ishte bërë hit në rrjetet sociale.
Në një video të publikuar në YouTube, tregohet historia prapa kësaj fotografie prekëse.