Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Malishevës, Arbreshë Krasniqi, me rastin e 7 Marsit dhe Epopesë së UÇK-së, ka ndarë mirënjohje për familjet e nxënësve që u vranë nga viti 1981 pësuan nga armata jugosllave dhe gjithashtu në vitet 90-ta bën rezistencë të armatosur kundër okupatorit për lirinë e vendit tonë, shkruan Albanian Education.
Drejtoresha Krasniqi ndau mirënjohja edhe për shkollat më të dalluara të komunës si dhe për mësuesin më të dalluar që u zgjedh Liridon Telaku nga shkolla “17 Shkurti” në Banjë të Malishevës.
Njoftimi i plotë:
Kushtuar Ditës së 7 Marsit dhe Epopesë së UÇK-ës
Takim i veçantë sot, sepse në mesin e mbi 200 veteranëve të arsimit të komunës tonë i nderuam me mirënjohje familjet dhe personelin arsimor të cilët u sakrifikuan për lirinë e vendit.
Mësues dëshmorë që iu bashkuan kushtrimit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe u martirëzuan shumë prej tyre. Po ashtu edhe shumë nxënës të cilët ranë dëshmorë dhe u vranë nga forcat barabare serbe.
Në mesin e nxënësve të cilët u martirëzuan ishin nxënës të cilët nga viti 1981 pësuan nga armata jugosllave dhe gjithashtu në vitet 90-ta bën rezistencë të armatosur kundër okupatorit për lirinë e vendit tonë. Me këtë rast u nderuan me mirënjohje familjet e tyre të cilët i dhanë bijt dhe bijat më të mirë atdheut.
Komuna e Malishevës i takon historisë më të lavdishme të Kosovës e gjithashtu Drejtoria për Arsim ndjehet e përkushtuar të vlerësojë vlerat historike dhe të punojë për rezultate të larta!
Shkollë e dalluar për aktivitete kulturo- artistike- Portreti I Nexhmije Pagarushës.
1. SHFMU “ Ibrahim Mazreku” në Malishevë
2. SHFMU” Ramadan Morina” në Damanek
3. SHFMU” Naim Frashëri” në Banjë
Shkollë e dalluar për Mjedis të pastër- Pikturë peisazh- Ujvara e Mirushës
1. SHFMU” Dëshmorët e Kombit” në Ngucat
2. SHFMU” Visar Kransiqi” në Drenoc
3. SHFMU” Ismail Qemali” në Bellanicë
Shkollë e dalluar për aktivitete Sportive- Portreti i Fadil Vokrrit
1. SHFMU” 17 SHKURTI” në Banjë
2. Gjimnazi” Hamdi Berisha” në Malishevë
3. SHFMU” Emin Duraku” në Dragobil
Mësimdhënës I dalluar në nivelin komunal u zgjodh
Liridon Telaku- SHFMU” 17 SHKURTI” nga fshati Banjë.
Na priftë e mbara!