- Advertisement -
Pas 21 vitesh pritjeje, ka nisur të marrë zgjidhje një nga sfidat më të mëdha të arsimit profesional në qytetin e Gjilanit, ka nisur ndërtimi i një objekti të ri dhe funksional për Shkollën e Mesme të Mjekësisë, në oborrin e Spitalit Rajonal në Gjilan.
- paragrafi 1 -
Njoftimi i plotë nga DAK në Gjilan:
- Advertisement -
U vendos gurthemeli i Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Gjilan, projekt në bashkëfinancim me Islamic Relief Kosova
Pas 21 vitesh pritjeje, më në fund zgjidhet një nga sfidat më të mëdha të arsimit profesional në qytetin tonë. Po fillon ndërtimi i një objekti të ri dhe funksional për Shkollën e Mesme të Mjekësisë, në oborrin e Spitalit Rajonal në Gjilan.
Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për gjithë Anamoravën dhe rajonin ndërkufitar, pasi kjo shkollë përgatit gjenerata të reja të profesionistëve shëndetësorë, jo vetëm nga Komuna e Gjilanit, por edhe nga komunat përreth.
Ngjarja u zhvillua në prani të Kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, zëvendësministrit të MASHTI-it, Arsim Ademi, drejtorit të DKA-së, Shpend Nuhiu, drejtorit gjeneral të Islamic Relief, Wassem Ahmed, drejtorit të Islamic Relief për Kosovë dhe Shqipëri, Dr. Mohamed Soliman, si dhe nënkryetares së Komunës, drejtorëve të drejtorive komunale, menaxhmentit të shkollës, nxënësve dhe mësimdhënësve. Musafir ishin edhe disa nga deputete nga Komuna e Gjilanit.
DKA, në emër të gjithë komunitetit të arsimit, falënderon dhe çmon punën e të gjitha palëve që dhanë kontribut që ky gurthemel të inaugurohet.