E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Vendoset gurthemeli i objektit të Fakultetit të Mjekësisë në Gjakovë

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci gjatë ditës së sotme ka inauguruar çerdhen “Ganimete Tërbeshi”, në Korenicë të Gjakovës dhe sallën e edukatës fizike në Shkollën e Mesme të Ulët “Zekeria Rexha” në Gjakovë, ndërsa ka vendosur gurthemelin e objektit të Fakultetit të Mjekësisë në Kampusin Universitar të këtij qyteti.

Fillimisht ministrja Nagavci, bashkë me drejtoreshën e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova Baçi përuruan objektin e adaptuar në çerdhe, me ç’rast ministrja Nagavci tha se komuna e Gjakovës i ka evidentuar objektet e papërdorshme në mënyrë që të shndërrohen në çerdhe dhe në kopshte, ndërsa bëri të ditur se deri tani tri objekte janë adaptuar në çerdhe dhe dy të tjera janë në ndërtim, investim ky i cili do të ofrojë mundësi që vogëlushët tanë të përfshihen në edukimin në fëmijërinë e hershme.

- Advertisement -

Ministrja Nagavci dhe drejtoresha Kumnova Baçi pas përurimit të çerdhes në Korenicë, bashkë me drejtorin e shkollës, Pleurat Rudi kanë inauguruar sallën e edukatës fizike në ShMU “Zekeria Rexha” në Gjakovë.

Ministrja Nagavci në fjalën e saj të rastit theksoi se, po shënohen bashkërisht rezultatet e një pune tejet të rëndësishme për më shumë se 1300 nxënës të kësaj shkolle. Ajo, po ashtu tha se, janë ditë të bukura këto kur finalizohen suksesshëm projekte siç është ky për ndërtimin e sallës.

Ndër të tjera, Ministrja vuri theksin te përkushtimi i Ministrisë së Arsimit në krijimin e mundësive dhe infrastrukturës fizike moderne për nxënësit dhe mësimdhënësit, ku vetëm në komunën e Gjakovës, MAShTI ka investuar më shumë se 11 milion e 550 mijë euro, duke filluar nga çerdhet e kopshtet, shkollat e deri tek universiteti.

Adaptimi i shkollës në çerdhe në fshatin Korenicë është investim në vlerë mbi 75 mijë euro, me një sipërfaqe 190 m², ndërsa ndërtimi i sallës së edukatës fizike në ShMU “Zekeria Rexha” me sipërfaqe 800 m², kap vlerën 277.431 euro, të dyja investime të MAShTI.

Ndërsa, në ceremoninë e vënies së gurthemelit të objektit të Fakultetit të Mjekësisë në Kampusin Universitar në Gjakovë, investim po ashtu i Ministrisë së Arsimit në vlerë rreth 3.4 milion euro, ministrja Nagavci u shpreh se, vënia e themeleve për ambientet e reja të Fakultetit të Mjekësisë është moment që vlen të shënohet me një ngjarje dinjitoze si sot, sepse nuk ka investim më të vlefshëm sesa krijimi i kushteve për mësim e zhvillim intelektual.

Në vënien e këtij gurthemeli Ministrja u shoqërua nga dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Haxhi Kamberi dhe prodekanja, Kimete Canaj, ndërsa të pranishëm ishin edhe profesorë, studentë e bashkëpunëtorë të këtij institucioni.

- Advertisement -rrrrrrr

Objekti i Fakultetit të Mjekësisë do të ketë sipërfaqe të shfrytëzueshme 6,865,5 m², të ndarë në 74 hapësira të ndryshme, përfshirë: 5 laboratore, 19 kabinete, 8 salla mësimi, 1 sallë e-mësim, 2 amfiteatra, 5 mini amfiteatër, 3 salla të takimeve, 1 sallë të projekteve, 1 sallë të diskutimeve, 10 zyra administrative dhe 19 kthina të tjera.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjuha shqipe mësohet edhe në Kisamo të Greqisë

Nxënësit shqiptarë të Kisamo në Greqi tashmë kanë kursin plotësues për gjuhën shqipe “Frang...

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë – 10-vjeçari kinez i hakmerret babait

Një djalë 10-vjeçar, i qortuar nga i ati për moskryerjen e detyrave të shtëpisë,...

Nxënësja Alea Dvorani, fiton “Çmimin e Parë” në manifestimin “Flaka e Janarit”

Alea Dvorani, nxënëse e shkollës "Meto Bajraktari" në Prishtinë ka fituar "çmimin e parë"...