Vendoset busti i patriotit Azem Bejta në oborrin e shkollës në Grabanicë të Klinës

- Advertisement -

Është vendosur të enjten busti i patriotit Azem Bejta në oborrin e shkollës fillore në fshatin Grabanicë të Klinës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë Sali Bashota, ish-kryetar i Klinës, i cili ka publikuar foto nga kjo ceremoni.

- Advertisement -

“Urime nxënësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve të Grabanicës e të Klinës”, ka shkruar Bashota.

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Sot, së bashku me skulptorin dhe bashkëluftëtarin Ylber Krasniqi, bashkëluftëtarë të tjerë, Hazir e Veli Morina, Ismet Berisha e Avni Gashi si dhe me kryetarin e fshatit Grabanicë dhe veprimtarin Sejdi Baleci, vendosëm bustin e patriotit Azem Bejta në oborrin e shkollës fillore në fshatin Grabanicë. Kjo shkollë, me krenari, mban emrin e këtij patrioti që nga paralufta.

Para luftës së lavdishme të UÇK-së, në vitët e ’90-ta, zyrtarë të lartë shqiptarë të nomenklaturës komuniste, të veshur me lavdinë titiste dhe në shërbim të satrapit Millosheviq, zbarkuan në këtë oborr të shoqëruar me milicë serbë për të hequr emrin e patriotit shqiptar Azem Bejta dhe për ta zëvendësuar me emrin e një veprimtari serb, përkundër reagimit dhe revoltës së mësimdhënësve dhe qytetarëve të Grabanicës.

Sot, ky emër i patriotit të shquar shqiptar po rikthehet në formën e një busti mbi një bazament graniti, për t’u buzëqeshur me krenari nxënësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve që frekuentojnë këtë shkollë, por edhe për t’ua verbuar sytë atyre që, vite më parë, e hoqën nga këtu.

Nesër, qindra nxënës, mësimdhënës dhe qytetarë do ta zbulojnë me krenari këtë bust, dhe në mesin e pjesëmarrësve mund të ketë edhe pinjollë të atyre që e hoqën dikur. (Athua do të ndihen të turpëruar për veprën e baballarëve të tyre?!) Por kjo nuk e zbeh madhështinë e kësaj vepre të çmuar.

Urime nxënësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve të Grabanicës e të Klinës.
E gëzofshi për shumë mote!