Vendosen klimat e reja në shkollën “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh, përmirësohen kushtet për nxënësit

- Advertisement5 -

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh po vazhdon angazhimin për krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe stafin, duke shfrytëzuar edhe ditët e fundjavës për realizimin e investimeve të nevojshme në ambientet shkollore.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të shkollës, gjatë kësaj fundjave po bëhet vendosja e kondicionerëve të siguruar si donacion nga GNTC – Gorenje Department Store, pas kërkesës së bërë nga drejtoresha e institucionit.

- Advertisement - M1

Ky donacion vlerësohet si një kontribut i rëndësishëm që do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të mësimit dhe punës në shkollë.

Në realizimin e këtij projekti po kontribuon edhe ish-nxënësi i shkollës, Labinot Shabani, i cili përmes kompanisë së tij “Termo Labi” ka mundësuar montimin e kondicionerëve, duke dëshmuar përkushtim dhe lidhje të vazhdueshme me institucionin ku ka marrë hapat e parë të dijes.

Mbështetje shtesë në këtë iniciativë ka ofruar edhe kompania “Virton Invest”, e cila është falënderuar për kontributin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

- Advertisement - m2

Nga drejtoria e shkollës theksohet se ky bashkëpunim mes institucioneve, bizneseve dhe ish-nxënësve është dëshmi se me vullnet të mirë dhe bashkim forcash mund të arrihen rezultate konkrete në dobi të komunitetit dhe brezave të rinj.