Vendosen këndet e lojrave të reja në disa nga çerdhet “Ganimete Tërbeshi” në Gjakovë

- Advertisement -

Drejtoria e Arsimit në Gjakovë ka njoftuar se janë vendosur këndet e lojrave të reja në disa nga çerdhet “Ganimete Tërbeshi”.

- paragrafi 1 -

Në disa nga çerdhet tona “Ganimete Tërbeshi” sot janë vendosur këndet e lojrave të reja.

- Advertisement -

Të vegjëlve tanë po ju krijohen mundësit që të kalojnë momente argëtimi në çerdhet e tyre.
Kjo fazë e dytë është bërë pasi në shtator janë furnizuar të gjitha çerdhet me lodra brenda ambienteve të tyre.

Falenderojmë stafin menaxherial të këtij institucioni për planifikimin e mirëfilltë 🙂